Çfarë është vija e errët që shfaqet në bark gjatë shtatzënisë?

Vija e errët në barkun tuaj shtatzënë është linea nigra, ndonjëherë e quajtur vija e shtatzënisë.

Vija vertikale me ngjyrë të errët shfaqet në pjesën e barkut të gruas shtatzënë duke filluar nga trimestri i dytë. Është rreth 1 cm e gjerë dhe zhvillohet nga zona publike drejt kërthizës por në disa raste edhe më lart.

Ju mund të shihni se bëhet më e lehtë ndërsa rritet.

Mund të jetë gjithashtu më e errët ose më e lehtë sesa shihni tek gratë tjera shtatzëna. Këto variacione janë normale dhe nuk duhet t’ju shqetësojnë.

Kjo vijë shfaqet për shkak të rritjes së hormonoeve gjatë shtatzënisë, megjithëse shkaku i saktë është i panjohur. Placenta mund të lëshojë një hormon që stimulon melanocitet, qelizat që prodhojnë melaninë për të pigmentuar lëkurën e tuaj.

Në të vërtetë kjo vijë nuk është asgjë tjetër përveçse hiperpigmentimi i “linea alba” e cila është një strukturë aponeuronike e pozicionuar në qendër të pjesës abdominale të gruas. I njëjti hormon shkakton edhe shfaqjen e njollave të errëta në fytyrë si dhe errësimin e aerolës së gjinjve.

Për të minimizuar ndryshimin e ngjyrës, duhet të mbani barkun e mbuluar kur shkoni në plazh dhe të mos përdorni shtretër për rrëzitje (të cilët gjithsesi duhet të shmangni).

Por të jeni të sigurta se pas lindjes vija do të zhduket përfundimisht pra nuk ka nevojë për ndonjë trajtim specifik.

Share With:
Translate »
827 Views