Çfarë guximi! Klea merr edhe djalin në aventurën e rrezikshme

Moderatorja e dashur për publikun, Klea Huta është mamaja e vogëlushit Krid, i cili mbushi 3 vjeç në qershor të këtij viti.

Se fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj, një eksperiencë mjaft të bukur, “hiking” në majën e malit të Vajushës, ku ka marrë me vete edhe djalin e saj, Krid, i cili është vetëm 3-vjeç.

Bashkangjitur këtij postimi, moderatorja simpatike ka treguar se gjendet 2100 m mbi nivelin e detit së bashku me Krid, dhe ka hapur një sondazh per publikun, duke i pyetur se cili ishte mendimi i tyre për këtë, duke shtuar disa opsione: “Do e bëja edhe unë”, “Çmenduri” dhe “Super eksperiencë”. Por duket se fansat e Kleas e kanë përqafuar këtë veprim të sajin, duke votuar më shumë opsionin, “super eksperincë”. Ndërsa vetëm pak persona e kanë konsideruar këtë veprim, “çmenduri”.

Klea ka ndarë me ndjekësit se sigurisht që kjo eksperincë nuk ishte e lehtë për Krid, pasi terreni filloi të vështirësohej por fatmirësisht një djalë i ka ardhur në ndihmë duke i hipur në kalë.

Ajo ka treguar gjithashtu se kanë patur edhe të papritura të vogla por pa dëme të mëdha.

Share With:
Translate »
82 Views