Kjo është kura natyrale që lufton depresionin post-partum

Depresioni i pas-lindjes ose i quajtur ndryshe post-partum është një nga ato fjalë që asnjë nënë e re nuk do të donte të dëgjonte, edhe pse shifra flasin në disfavor të kësaj gjëje. Rreth 85% e grave përjetojnë çrregullime të ndjeshme të humorit pas lindjes, që mund të shfaqen nga dita e parë e lindjes dhe arrijnë kulmin në ditën e katërt ose të pestë.

Depresioni postpartum karakterizohet nga ndjenja të shpeshta mërzie, trishtimi dhe faji, të qara të shpeshta, humbje e interesit ndaj foshnjës, irritim dhe sulme paniku, si dhe ndjenja e boshllëkut. Gjatë kësaj kohë nënat e reja shfaqin gjithashtu probleme me gjumin, vështirësi për të komunikuar me të tjerët, vetëvlerësim të ulët, shtim dhe ulje në peshë në mënyrë të pashpjegueshme.

Qumështi i gjirit mund të përgjysmojë rrezikun e depresionit pas lindjes. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e konsideron të rëndësishëm ushqyerjen me gji të fëmijës të paktën në 6 muajt e parë, pasi ndihmon jo vetëm në shëndetin e fëmijës, por edhe shëndetin mendor të nënës. Sipas studiuesve të University of Cambridge, një në 10 gra vuan nga depresioni post-natal

Ata studiuan të dhënat për 13.998 lindje në jug-perëndim të Anglisë. Sipas tyre gratë që kishin planifikuar të ushqenin me gji fëmijët e tyre, pas lindjes kishin 50% më pak rrezik të preken nga depresioni.

Por rreziku i depresionit është dyfishuar tek gratë që dëshironin të ushqenin me gji fëmijët, por nuk mundeshin.

Mjekët që ndoqën këtë studim kanë bërë thirrje për vëmendje më të madhe ndaj nënave të reja dhe shëndetit mendor të tyre. Sipas tyre është shumë e rëndësishme që nënat e reja të informohen për rrezikun që sjell mos ushqyerja me gji e fëmijëve dhe benefiteve që vijnë prej kësaj.

Share With:
Translate »
90 Views