Çfarë i lumturon më shumë fëmijët?

Nuk ka dëshirë më të madhe e të sinqertë se ajo e fëmijës për një kafshë shtëpiake! Duket se katërutrakët i marrosin dhe veç kënaqëisë është vërtetar shkencërisht se kafshët përmirësojnë cilësinë e jetës!

Të qenurit një fëmijë i vetëm nuk është e lehtë sipas psikologëve, por edhe në rastin kur një familje ka më shumë se një fëmijë, ndihet sërisht nevoja e një qenushi apo maceje. Sipas një studimi kryer së fundmi nga Universiteti i Kembrixhit fëmijët marrin më shumë kënaqësi kur luajnë me një kafshë (qen) sesa me motrën apo vëllain.

Hulumtuesit kanë intervistuar fëmijë të moshës 12-vjeçara në lidhje me marrëdhëniet e tyre me kafshët kundrejt marrëdhënies së tyre me vëllezërit dhe motrat e tyre. Ajo që ishte surprizuese ishte se fëmijët raportuan miqësi shumë më të forta me shokët e tyre leshatorë sesa me vëllezërit e motrat. Ata gjithashtu thanë se e kanë shumë më të lehtë të ndajnë sekretet apo të flasin me qenushin sesa me vëllain.

Kafshët dinë të dëgjojnë dhe nuk janë paragjykues! Studimi nuk është përjashtues, pra kjo nuk do të thotë që fëmijët nuk shkojnë mirë me vëllezërit apo motrat, por prindërit nuk duhet të nënvlerësojnë mbështetjen që fëmija gjen tek kafsha.

Share With:
Translate »
613 Views