Çfarë i shtyn fëmijët të bëhen gënjeshtarë “profesionistë”

Gënjeshtrat përcaktohen si vesi më i keq jo vetëm në moshë të rritur por dhe në atë të miturën ku merr zanafillën gjithëçka tjetër. Gënjeshtra të bardha quhen ato që fëmijët bëjnë në moshë të vogël dhe deri diku janë shumë të bukura kur thuhen por nëqoftëse fillojnë të dalin vazhdimisht vend e pa vend atëher kjo tregon se fëmija juaj po ndjek rrugën e mashtrimit profesionist që tani, mendoni pak në çfarë do të kthehet kur të rritet…

“Sipas piskologëve dhe ekspertëve të sjelljeve shoqërore, fëmijët priren të gënjejnë kur prindërit tregohen tejet kërkues dhe të rreptë ndaj tyre. Të gjendur në situata të vështira, kur e dinë që mund të ndëshkohen fëmijët parapëlqejnë të fshehin të vërtetën. 
Sipas hulumtimeve nga Victoria Talëar, psikologe dhe eksperte për fëmijët në Universitetin McGill rezultoi se fëmijët e prindërve të rreptë gënjejnë për të shamngur dënimin e prindërve. Talëar ka marrë në studim dy shkolla të cilat drejtoheshin me disiplinë shumë të fortë. Gjatë zhvillimit të një loje me trike, fëmijët ranë “pre” dhe jepnin përgjigje jo të vërteta vetëm që të dukeshin më të zgjuar. Ndërsa në një shkollë publike, fëmijët përgjigjeshin pa patur frikë dhe pse të gjithë mendonin që e kishin gabim asnjë nuk tha veçse të vërtetën. 
Në një intervistë të fundit me BBC Radio 4, psikoterapistja Philippa Perry ka sqaruar se prindërit e rreptë në shtëpi mund të krijojnë një efekt të ngjashëm. Kur prindërit drejtojnë shtëpinë e tyre me një “dorë të hekurt “, fëmija nuk do të ndihet i sigurtë dhe priret të gënjejë për çdo gjë madje dhe për mendimet e tij. Nuk duhen fajësuar vetëm fëmijët sepse pandershmëria e tyre është një “situatë e bashkë-krijuar” – shkruan The Independent.

Share With:
Translate »
775 Views