Çfarë këshille mori Meghan Markle nga mamaja e saj kur u bë pjesë e pallatit mbretëror?

Jeta e dukeshës së Sussex, Meghan Markle ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së ndjekësve të pallatit mbretëror.
Që prej momentit kur 38-vjeçarja u bë pjesë e pallatit ‘Kensington’, është konsideruar nga të gjithë si ‘fortuna’ e familjes së njohur.
Së fundmi, burime për ‘HarpersBazaar’ kanë zbuluar se mamaja e Meghan ka qenë gjithmonë një mbështetje për të. Pak para se të fejohej me Princ Harry, dukesha duket se i ka marrë këshillat më të mira nga mamaja e saj, Doria Ragland.
“Do ketë njerëz që nuk do të kenë qëllime të mira në zemrën e tyre ndaj teje, por ti nuk duhet të fokusohesh tek ta. Ti duhet të shohësh më larg tyre”, ka qenë një prej këshillave të Dorias, e cila e ka ndjekur Markle për një kohë të gjatë.
Burimet kanë shtuar se Ragland ka qenë gjithmonë në dijeni të jetës së ‘vështirë’ që e priste Meghan për shkak të paragjykimeve të shumta. Pavarësisht të gjitha problemeve duket se dukesha e Sussex ka arritur t’ia dalë të kthehet në një nga figurat më të dashura të Britanisë së Madhe.

Share With:



157 Views