Çfarë mendojnë prindërit për fotot provokuese të Oriola Marashit | Video

Dashuri dhe imazhe shprese pranë nënave të tyre. Ky 8-Mars shfaqi anën më të ndjeshme të personazheve të njohur të ekranit. Madje edhe Noizy la mënjanë ecjen e tij 100-kilëshe për t’iu përulur në këngën e re asaj që e quan mbretëreshën e tij. Në një video emocionuese në rrjetet sociale nëna e reperit mezi i mban lotët teksa dëgjon tekstin e këngës të të birit. Këtë 8-Mars ai i premtoi se vendin e saj nuk do ta zërë asnjë grua tjetër. Por nuk është vetëm ai që suksesin e tij ia dedikon nënës, pjesëtarja më e re e grupit OTR, Oriola Marashi teksa përgatitet të debutojë si këngëtare ka mbështetjen e plotë të mamasë së saj.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë” Xhoi Jakaj tha se ajo dhe bashkëshorti i saj i mbështesin zgjedhjet e vajzave të tyre. Po ashtu Jakaj zbuloi se bashkëshorti i saj nuk ka “Instagram” dhe se nuk i shikon fotot e vajzave në rrjetet sociale.

Unë jam bërë nënë për herë të parë në moshën 22-vjeç. Unë jam rritur bashkë me ta. Të bërit nënë të krijon ndjesi shumë të mirë, është gjëja më e bukur. Të dyja vajzat i kam ushqyer me gji dhe i rekomandoj të gjitha nënat ta bëjnë këtë sepse krijon afërsi mes nënës dhe fëmijës. Unë kam qenë prindi që vajzave të mija nuk iu jam ndarë në mënyrë që t’i orientoj hap pas hapi. Nuk e di se sa ia kam dalë, shpresoj t’i kem orientuar mirë që të bëhen vajza të mira” tha Xhoi Jakaj.

Por vetëm një javë më parë Oriola Marashi ka qenë në qendër të mediave dhe është shënjestruar për ndërhyrjet me photoshop në fotot e saj si dhe për zhveshjen e tepruar.

Lidhur me këto Jakaj tha: “Ne jemi prindër tolerantë, bashkëshorti im nuk ka Instagram, madje Oriola e pyet shpesh: I ke parë fotot? Por ne jemi prindër që e kemi edukuar për tu përballur edhe me të mirën edhe me të keqen e reagimeve të ndryshme. Unë dhe bashkëshorti im i lëmë të lira në zgjedhjet e tyre, ajo është zgjedhja e saj dhe ne e respektojmë atë. Oriola ka studiuar muzikë klasike dhe tashmë do të kalojë në muzikë të lehtë, por i ka premtuar mamit dhe babait se një disk me muzikë klasike do ta bëjë enkas për ne për shkak të studimeve të saj”.

Share With:
Translate »
1107 Views