Çfarë ndodhi me rrugëtimin e shqiptares që fitoi zemrën e Rita Orës në ‘The Voice Australia’

Para disa javësh bëri xhiron e mediave një video ku një shqiptare mori pjesë në audicionet e fshehura të “The Voice Australia”.

Vajza e quajtur Sihana Haxhnikaj arriti të fitonte zemrën e Rita Orës e cila është në jurin e këtij talent-show. Pa e ditur Rita shtypi pulsantin dhe u entuziazmua shumë kur mësoi se Sihana ishte shqiptare.

Por megjithëse u pëlqye shumë nga publiku australian, Sihana nuk e ka vazhduar rrugëtimin e saj në raundin tjetër pasues.

Ajo është eliminuar pasi nuk është votuar mjaftueshëm nga publiku në garën me konkurrentet Gezel Bardossi dhe Elsa Marilyn, të cilat u votuan mjaftueshëm për të shkuar në beteja, por në fund Rita zgjodhi të vazhdonte me Elsan.

Share With:
Translate »
102 Views