As pritja e ëmbël nuk e largoi Eni Vasilin nga transmetimi maratonë i zgjedhjeve

Ndodh që teksa je në pritje të ëmbël të vazhdosh edhe punën, gjë që jo se nuk e kemi dëgjuar më parë. Por në muajt e fundit të shtatzënisë dimë të paktën se kujdesi është më i madh pasi asnjëherë nuk i dihet se kur vjen momenti i shumëpritur.

Pikërisht këtë streotip e ka mundur Eni Vasili, e cila pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet ka ndjekur ditën e djeshme një transmetim maratonë nga orët e mesditës deri në mesnatë. Gazetarja do të jetë edhe ditën e sotme në transmetim maratonë prej kaq orësh, duke kushtëzuar kështu gjendjen e saj për shkak të detyrës dhe asaj që kërkon zakonisht një transmetim në kohë zgjedhjesh.
Edhe nëse kërkoni ndonjë shenjë lodhjeje tek Eni, vështirë ta gjeni pasi paraqitja e saj ka qenë në formën e duhur aq sa të lind vetëm një pyetje: A u lodh Eni?
Kujtojmë se Vasili konfirmoi disa javë më parë shtatzëninë e saj, nga e cila është në pritje me dy vajza.

Share With:
Translate »
317 Views