Çfarë të bësh kur nis të mos i kushtosh më vëmendje qenushit sepse je bërë prind?

Jo të gjithë prindërit që bëhen me fëmijë arrijnë ta përballojnë faktin që kanë një qenush nëpër këmbë kur nis faza e re e jetës. Ky reagim nuk është edhe aq i rrallë dhe ka disa arsye pse ndodh.

Qenushët nuk e kanë gjithmonë të lehtë të mësohen me ndryshimet rreth shtëpisë dhe ardhja e një fëmije që shumicën e kohës do qajë është një prej arsyeve. Mund të ndodhë që katërputroshi i shtëpisë të bëhet edhe xheloz për vëmendjen e munguar.

Nga ana tjetër, mund të ndodhë që ti vetë të jesh i/e frustuar nga lodhja dhe gjithë gjendja pas lindjes së bebit dhe qeni mund të bëhet i bezdisshëm. Po ashtu, fakti që fëmija do kërkojë vëmendje më shumë se çdo gjë, sjell detyrimisht pak neglizhencë për qenushin

Po çfarë të bësh nëse ndodh?

Mundohu t’i rikthehesh rutinës që ke pasur para se të bëheshe më fëmijë. Pra, nëse kishe një orar të caktuar kur dilje me qenushin, mundohu ta zbatosh sërish të njejtën gjë.

Dedikoji katërputroshit disa minuta në ditë me përkëdhelje për të rikthyer ndjesinë e afrimitetit që ke pasur për të.

Sigurohu që qenushi dhe fëmija të kenë raport të mirë duke e trajnuar, ose ndihmuar të kuptojë çfarë po ndodh.

Çfarë të bësh kur nis të mos i kushtosh më

Share With:
Translate »
80 Views