10+ emra bebesh të frymëzuara nga muaji mars
Ky muaj shihet i gjithi si një moment i vërtetë ndryshimi. Marsi sinjalizon ditët e ngrohta, lulet që çelin dhe më shumë ndjesi lehtësimi pas dimrit të ftohtë dhe të zymtë që po lemë pas
Por, marsi mund të mos jetë arsyeja e vetme për të qenë të lumtur. Nëse jeni duke pritur një fëmijë në ditët apo javët e ardhshme, misioni i gjetjes së emrit të duhur, duket kaq gjithëpërfshirës, por shpesh edhe sfidues.
Pavarësisht seksit të fëmijës apo dëshirës suaj për ta mbajtur atë surprizë, gjetja e një emri mund të bëhet diçka më e ndërlikuar nëse nuk keni përzgjedhur një listë të ngushtë propozimesh. Nëse ende nuk e keni ndarë mendjen se cili është emri i duhur për djalin/vajzën tuaj që pritet të vijë në jetë gjatë marsit, ja disa sugjerime që mund t’i keni në konsideratë.
Emra për djem dhe vajza:
Marina (Guri i lindjes që përcakton muajin mars, akuamarinë)
Buddy (Sythat e parë të luleve të pranverës)
Blossom (Lajmëron ardhjen e pranverës)
Chloe (Ndryshe, cilësohet si lulëzim)
Alina (Përkthehet “dritë” në greqisht)
Aurora (Ose agim i pranverës)
Thea (Perëndeshë greke e dritës)
Kiran (‘Rreze drite’ në gjuhën hindi)
Attwell (Ndryshe ‘jeton në pranverë’)
Rose (Trëndafil që lulëzon në mars)
Lily (Lloji i zambakut që çel këtë muaj)
Iris (Një tjetër lule që lulëzon në mars)
Mars (Emri i muajit në frëngjisht)
Trey (Që do të thotë “tre”, kjo i referohet marsit si muaji i tretë i vitit)