Çfarë t’i thuhet menjëherë fëmijës nëse fillon t’ju bëjë pyetje rreth seksit?

Të gjithë prindërit kanë kaluar së paku nëpër ndonjë situatë të këtillë të pakëndshme me fëmijën e vet

Fëmija juaj vjen dhe ju kërkon t’ia sqaroni se çfarë është seksi. Si t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje që ka të bëjë me seksin?

Përgjigjja juaj do të duhej të ishte në harmoni me pjekurinë e fëmijës dhe vetvetiu me atë që deri tani keni biseduar.

Përgjigjen të cilën do t’ia jepni një katërmbëdhjetëvjeçari sigurisht që do të jetë më e hollësishme dhe do të përfshijë edhe disa nënpyetje, për dallim nga përgjigjja të cilën do t’ia jepni një pesëvjeçari.

Gjithashtu, varet a ju ka pyetur fëmija se çfarë është pjesa e caktuar e trupit apo akti seksual.

Nëse është kjo e para, gjithmonë mund t’i thoni ndonjë shprehje të papjekur e cila përshkruan kuptimin.

Kini parasysh që nuk jeni të detyruar t’ia sqaroni fëmijës kuptimin posaçërisht nëse është akoma i vogël, andaj mund t’i thoni:

– Është fjalë e papërshtatshme dhe mund t’i shqetësosh shumë njerëz nëse do ta thuash. Më mirë fëmijës sqarojani që ende nuk mund t’i kuptojë disa gjëra dhe se lidhur me këtë temë do të bisedoni pas disa vitesh.

Kur fëmija të bëhet më i rritur, do të kuptojë më shumë për seksualitetin dhe atëherë mundeni edhe ju të jeni më i drejtpërdrejtë me përgjigjet tuaja.

Në të vërtetë, më me rëndësi është që ta mësoni fëmijën se çfarë është shoqërisht e pranueshme ta thotë.

Share With:
Translate »
384 Views