Chiara Ferragni dhe Fedez në pritje të një fëmije

Blogerja italiane 30-vjeçare Chiara Ferragni dhe këngëtari Fedez, 28 vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Federico Leonardo Lucia, janë në pritje të një fëmije. Pas javësh që qarkullojnë zëra për një shtatzëni të mundshme, gazeta “Oggi” flet me detaje për lajmin e gëzuar të çiftit.

Ferragni është shtatzënë, pret një djalë dhe do ta quajnë Leone. Artikulli i gazetës i referohet thënieve të një miku të ngushtë të çiftit. Blogerja, por dhe këngëtari, nuk e kanë konfirmuar lajmin, por as nuk e kanë mohuar.

Ndjekësit e Ferragnit kanë dalluar një ndryshim në look-un e Chiaras, e cila ka nisur të veshë rroba të gjera, krahasuar me kohë më parë që shfaqej me veshje të ngushta pas trupit.
Bukuroshja italiane është vlerësuar nga revista “Forbes” si influencuesja më e rëndësishme e modës në botë. Ajo numëron miliona ndjekës në “Instagram”, ku është shumë aktive. Ndërsa Fedez është një reper tepër i njohur në Itali, me këngë të suksesshme, që kanë kapur majat e klasifikimeve në vend.

Share With:
Translate »
782 Views