Thyhet rekordi botëror nga një beb 6-muajsh

Në moshën gjashtë muaj e katër ditë, Rich Casey Humpherys ka thyer një rekord botëror.
Këtë muaj ai u bë serfisti më i ri i historisë.
Një video e postuar në Instagram thotë: “Unë shkova për serf në ujë për ditëlindjen time 6 mujore. Me sa duket kjo është një punë e madhe… #worldrecord.”
Imazhi i adhurueshëm tregon foshnjën e paisur me një xhaketë shpëtimi të vogël, ndërsa ai lundron butësisht në ujërat e kristalta të liqenit Powell, duke u kapur tek mbajtësia ndërsa varka përpara e tërheq atë.
Shumë komentuesve foto ju duk e adhurueshme, por prindërit Kejsi dhe Mindi Humpherys u kritikuan për atë që u perceptua si një dështim në dhënien përparësi shëndetit të fëmijës së tyre.
Komentet që kanë ardhur për ta:
111. “Po, një familje aventureske, por kjo thjesht nuk është në rregull.
222 . “Pra, shumë gjëra mund të kishin shkuar keq. S’është bukur vetëm për disa like”.
333. “Kaq i rrezikshëm dhe budalla”, shkroi një person.
444. “Ai duket i frikësuar dhe i pasigurt”.
555 : “Urrejtësit nuk mund të lidhen … fëmijët e tyre ndoshta janë në lojëra video gjatë gjithë ditës”.
666. “Ky NUK është abuzim i fëmijëve. Nuk duhet të ndaloni asnjëherë për t’i mbështetur fëmijët tuaj, ky fëmijë është 6 muajsh dhe po jeton jetën e tij shumë mirë.”
Prindërit e Baby Rich kanë krijuar një faqe në Instagram për të dokumentuar shumë aventura të tij të egra – megjithëse nuk ka gjasa që ai të jetë në gjendje t’i kujtojë të gjitha kur të plaket.
Deri më tani videot që janë hedhur tregojnë atë duke hipur në një breshkë, duke takuar kuaj, duke kaluar Ditën e Pavarësisë në një anije dhe duke eksploruar parqet shtetërore të Amerikës.
Prindërit e tij thonë se djali i tyre është i avancuar për moshën. Ai kishte qenë duke u stërvitur për të marrë ski në ujë, me Kejsi dhe Mindi duke e ndihmuar atë të praktikonte në sallë pritjeje.
Ai ishte në gjendje të qëndronte vetë që tre muajsh”.
Ata shtuan se shumë përgatitje dhe masa paraprake sigurie shkojnë në kënaqësinë e Rich dhe ata “nuk do ta vinin kurrë në rrezik”.
Rekordi botëror për skiatorin më të ri të ujit ishte mbajtur nga foshnja nga Florida Zyla St. Onge, e cila e mbajti atë nga 2016 kur ishte vetëm 6 muaj dhe 27 ditë.

Share With:
Translate »



255 Views