Chrissy Teigen flet hapur për infertilitetin dhe për jetën e re pas humbjes së djalit

Teigen ka folur hapur së fundmi në lidhje me problemet me infertilitetin. Në një intervistë me Refinery 29, modelja tregoi se sa pak flitej në lidhje me këtë temë, derisa ajo vendosi të dilte e rrëfehej hapur për të.

“Kam folur hapur gjatë gjithë jetës sime dhe infertiliteti nuk më dukej si diçka e madhe për të folur. Por sa më shumë flisja për të, më shumë kuptoja se sa tabu ishte. Por pak nga pak fillova të merrja mesazhe, letra të shkruara me dorë dhe emaile. Kuptova se njerëzit nuk mund të flisnin në lidhje me të në vende të hapura, por ishin të lumtur që mund të flisnin në privatësi. Kuptova se njerëzit nuk ndiheshin mirë për të folur në lidhje me këtë gjë”, ka thënë Chrissy.

Modelja ka folur edhe për humbjen e djalit, Jack. Ajo ka treguar se nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë me hirin e vogëlushit, por zbuloi se John është duke punuar për një këngë që do e rikthejë Chrissy-n në atë moment prekës. Teigen është shprehur se muzika shëron dhe se do i ndihmojë për të çiruar disi dhimbjen për të e familjen e saj.

“Muzika për ne është shumë shëruese dhe unë mendoj se do të jetë një verë shumë e bukur dhe do të na ndihmojë të çlirojmë dhimbjen. Do të jetë shumë transformuese dhe e mrekullueshme”, ka thënë Chrissy.

Share With:
Translate »
196 Views