Pa mbushur vitin, Poema ka udhëtuar më shumë se disa prej nesh

Ledri, Sara dhe Poema kanë udhëtuar drejt Dubait, destinacioni më i vizituar prej muajsh, sepse tolerimet në kohë pandemie kanë qenë shumë të mëdha.

Udhëtimi i parë i së voglës, për pushime të mirëfillta është pikërisht, deti dhe plazhi i Dubait. Nëse prej fillimit të pandemisë shumë nga ne as nuk kanë pasur mundësi t’i afrohen kufirit, Poema që nga dita që erdhi në jetë ka vizituar disa vende, duke filluar nga Gjermania (ku kindi), Kosova, e Shqipëria, të tre shtete që janë shtëpi për të dhe prindërit e saj.

 

Pamjet nga dita e parë e pushimeve i ka ndarë me të gjithë mami Sara, që për herë të parë po e viziton Dubain me një person special, e me siguri nuk do ketë shumë kohë për veten. Megjithatë, çdo sekond e shpenzuar gjatë këtyre ditëve pushim do jetë vetëm e bukur për familjen e vogël

Share With:
Translate »
410 Views