Chrissy Teigen publikon librin e fundit dhe bën një gjest prekës për të birin e ndjerë

Chrissy Teigen i ka bërë një dedikim prekës të birit të ndjerë, Jack, në librin e saj më të fundit me receta gatimi. Modelja ka publikuar librin “Cravings: All Together: Recipes To Love Friday” dhe brenda tij i ka bërë një dedikim Jack, që nuk mundi të vinte në jetë.

Në një faqe të librit shihen disa biskota dhe mes tyre shkruhet “Për Jack”.

Teigen dhe bashkëshorti i saj John Legend humbën djalin e tyre vitin e shkuar, në javën e 20-të të shtatzënisë së Chrissy-t. Fatkeqësisht vogëlushi nuk mundi t’i shpëtonte një hemorragjie që pati modelja dhe pasi ai lindi pa jetë ajo bëri një postim shumë prekës në rrjete sociale.

Share With:
Translate »
138 Views