Aurela Hoxha publikon si rrallëherë foto me djalin, ky është detaji që nuk i shpëton asnjëherë

Në fund të muajit korrik pas shumë thashethemeve, Aurela Hoxha konfirmoi se është bërë nënë. Modelja ndau mes shumë fotosh edhe disa momente me të voglin, duke i zbuluar me krenari botës se kishte sjellë në jetë një thesar.

Më vonë pak nga pak ajo dhe miqtë e saj nisën të zbulonin të gjitha detajet në lidhje me vogëlushin. Para disa ditësh Aurela ndau foton e parë nga shtatzënia me barkun e rrumbullakosur, ndërsa fotografi Endrit Mërtiri zbuloi emrin e djalit.

Ai postoi një foto me modelen Dorina Gegici dhe përkrah saj shkroi: “Daja dhe tezja më cool e Alaron”.

Vogëlushi i Aurelës quhet Alaron, por ende nuk dihet se çfarë kuptimi fshihet pas tij dhe kush e ka përzgjedhur. Megjithatë e sigurt është që ky është një emër shumë i rrallë dhe vogëlushi do të ndihet me fat kur të rritet.

Ndërkohë sot Aurela ka ndarë disa imazhe shumë të ëmbla me të birin. Ajo ka postuar një pjesë të portretit të djalit dhe në një foto tjetër ajo shihet duke luajtur me të, teksa Alaron shihet shtrirë mbi një krevat. Ajo që bie në sy është se Aurela kujdeset në çdo moment që të mos e zbulojë portretin e të birit. Siç duket ky do të jetë një vendim i përbashkët mes saj dhe partnerit, ndaj nuk e dimë nëse do të vijë mundësia që ta shohim një herë të voglin e saj.

Kujtojmë se Aurela Hoxha ka 6 vite që është në një lidhje me partnerin e saj, i cili është mësuar se quhet Alban. Në ditën e Shën Valentinit, Aurela zbuloi se ajo dhe partneri kanë shumë vite bashkë, teksa ndau edhe një moment të ëmbël me të në InstaStory.

Share With:
Translate »
222 Views