Chrissy Teigen uron John Legend: Je babai, i dashuri dhe shoku më i mirë

Këngëtari i njohur John Legend sot feston ditëlindjen e tij të 40-të dhe urimin më të veçantë e mori nga bashkëshortja e tij Chrissy. Ajo e uroi duke e quajtur babain, të dashurin dhe shokun më të mirë që mund të imagjinonte. “Bota ka qenë e bekuar nga 40 vitet e tua në këtë planet”, – ka qenë kjo një pjesë e urimit për këngëtarin nga bashkëshortja e tij. Chrissy ka postuar në ‘Instagram’ disa foto të tij së bashku me fëmijët e tyre, djalin 7-muajsh, Miles Theodore, dhe vajza Luna Simone, 2 vjeçe e gjysmë. John Legend e kanë uruar gjithashtu dhe miq të tjerë si: Kris Jenner, Jordin Sparks, Halle Berry, Andy Cohen etj.

Share With:
Translate »
546 Views