Çifti i famshëm i aktorëve bëhen prindër për herë të parë

Aktorja e njohur e filmit “E shëmtuara Beti”, America Ferrara dhe bashkëshorti i saj Ryan Piers Williams, janë bërë prindër për herë të parë. Ata e kanë bërë lajmin të ditur me anë të një postimi në Instagram, duke zbuluar që fëmija i tyre i parë është një djalë dhe e kanë quajtur Sebastian.

Kur 2 bëhen 3… Mirë se vjen Sebastian Piers Williams. Mami, babi dhe bebi janë të lumtur, të shëndetshëm dhe shumë të dashuruar“, -ka shkruar aktorja në foton e postuar në Instagram, ku duket vetëm këmba e vogëlushit. Aktorët janë martuar në vitin 2011 dhe lajmin e shtatzënisë e kanë bërë publik në fillim të këtij viti.

Share With:
Translate »
705 Views