Çifti i famshëm, në pritje të fëmijës së dytë, por mos prisni ta tregojnë

Kohët e fundit, spekulimet se Sophie Turner dhe Joe Jonas mund të jenë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, kanë bërë xhiron e mediave. Me sa duket, lajmi është i vërtetë dhe Sophie tani nuk mund ta fshehë barkun.

Ajo dhe Joe u fotografuan ndërsa po shijonin një arratisje në plazhin e Miamit dhe aktorja dukej super në formë me barkun e rrumbullakosur.

Thashethemet për shtatzëninë e Sophie nisën kur ajo u pa për herë të parë me një bark më të madh se zakonisht, ndërsa ishte duke drekuar me Joe dhe vajzën e tyre.

Çifti janë prindër të një vajze 1-vjeçare, të quajtur Willa.

Ndërsa priste Willa-n, Sophie nuk e konfirmoi asnjëherë zyrtarisht shtatzëninë e saj në media, që do të thotë se fare mirë mund të mos e bëjë as këtë herë. Megjithatë, duket se aktorja nuk ka as në plan ta fshehë që është në pritje të ëmbël.

Share With:
Translate »
187 Views