Çifti i famshëm në pritje të fëmijës së dytë?
John Legend dhe Chrissy Teigen mund të jenë në pritje të ëmbël dhe rrjeti “është çmendur” për këtë. Siç e thamë më lart, është sërish një mundësi dhe jo lajm i sigurt! Modelja e njohur ka postuar një sërë statutesh në Twitter, ku në njërin prej tyre shkruan: “Dreq, si mund të jetë embrioni im në borxh kur nuk ka lindur akoma?”. Kaq ka mjaftuar që shumë komentues të arrijnë në përfundimin se Chrissy dhe John mund të jenë në pritje të një fëmije të dytë. Por gjithsesi, kjo mbetet në dorën e çiftit të njohur për të na e konfirmuar.