Çifti i sapomartuar nën hetim për përdorimin e 250 nxënësve për të mbajtur fustanin 3 kilometra të nuses

Një çift nga Sri Lanka është nën hetim për përdorimin e qindra fëmijëve të shkollave për t’i mbajtur sarin nuses gjatë një ceremonie martesore. Rreth 250 nxënës ishin angazhuar për t’i mbajtur sarin e gjatë rreth 3 kilometra nuses,  pasi ajo dhe dhëndri do të ecnin rrugëve të qytetit.

Autoritetet Kombëtare të Mbrojtjes së Fëmijëve thanë se përdorimi i nxënësve për këtë ceremoni gjatë orëve të shkollës ishte në kundërshtim me ligjin,  shkelësit e së cilës do të përballeshin deri në 10 vjet burg.

 Mësohet se ajo ka angazhuar edhe 100 vajza që të shpërndajnë lule gjatë ceremonisë martesore.

Share With:
Translate »
672 Views