Cila është mosha e duhur për t’i dhënë fëmijës tuaj një smartphone?

A duhet t’i jepni fëmijës tuaj një smartphone, apo t’i mbani larg pajisjeve sa më gjatë të jetë e mundur?

Padyshim kjo është një dilemë shumë moderne.

Me sa duket, edhe personazhet e famshëm nuk janë të imunizuar ndaj këtij problemi prindëror modern: Madonna ka thënë se është penduar që u ka dhënë fëmijëve të saj telefona në moshën 13-vjeçare dhe nuk do ta bënte më.

Ka ende shumë pyetje pa përgjigje mbi efektet afatgjata të telefonave inteligjentë dhe mediave sociale tek fëmijët dhe adoleshentët, por kërkimet ekzistuese ofrojnë disa prova mbi rreziqet dhe përfitimet e tyre kryesore.

Cila është mosha e duhur për t'i dhënë

Shumica e hulumtimeve të deritanishme fokusohen tek adoleshentët dhe jo tek grupmoshat më të reja dhe provat e reja tregojnë se mund të ketë faza specifike zhvillimi ku fëmijët janë më të rrezikuar nga efektet negative.

Për më tepër, ekspertët bien dakord për disa faktorë kyç që duhen marrë parasysh kur vendosni nëse fëmija juaj është gati për një smartphone dhe çfarë duhet të bëni pasi të ketë një të tillë.

Të dhënat në Mbretërinë e Bashkuar, tregojnë se shumica dërrmuese e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar zotërojnë një smartphone që në moshën 11 vjeçare. Në SHBA, 37% e prindërve të fëmijëve nga 9 deri në 11 vjeç thonë se fëmija ka smartfonin e tij. Dhe në një studim europian në 19 vende, 80% e fëmijëve të moshës 9 deri në 16 vjeç raportuan se përdornin një smartphone për të shikuar internet çdo ditë, ose pothuajse çdo ditë.

Cila është mosha e duhur për t'i dhënë

“Kur arrijmë te adoleshentët më të rritur, mbi 90% e fëmijëve kanë një telefon,” thotë Candice Odgers, profesoreshë e shkencës psikologjike në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, në SHBA.

Një raport europian për përdorimin e teknologjisë dixhitale të fëmijëve nga lindja deri në tetë vjeç, zbuloi se kjo grupmoshë kishte perceptim të kufizuar të rreziqeve në internet, kur bëhet fjalë për efektet e dëmshme të përdorimit të telefonave inteligjentë dhe aplikacionet e mediave sociale të aksesuara nëpërmjet tyre. Për fëmijët më të rritur mungojnë provat e forta.

Share With:
Translate »
107 Views