“Kisha frikë se dukesha e shëndoshë”, Mariola tregon sikletet pas lindjes së djalit

Mariola dhe Jurgen Kaçani, vetëm para 4 muajsh kanë ndryshuar statuse. Mariola është bërë nënë për herë të parë, ndërsa Jurgeni ka marrë statusin dajë. Po pavarësisht se sapo është bërë nënë, Marjola nuk mungon me projektet e reja muzikore.

Motër e vëlla ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku prezantuan projektin e tyre të ri muzikor, një këngë dasmash që mban titullin “Nuse unë, dhëndër ti”.

Mariola tregon se fillimisht ajo e pati të vështirë ta pranonte të merrej me këtë projekt, por këmbëngulja  e vëllait të saj e bëri që të këndonte përsëri dhe të realizonte edhe klipin. Në intervistë ajo zbulon se një nga arsyet se përse nuk donte të dilte në videoklip ishte fakti mos dukej e shëndoshë.

Në fakt më ka penguar sepse isha ta bëjmë, mos ta bëjmë këtë këngë. Iniciatori ishte Jurgeni që më thoshte duhet të dalim me një material se njerëzit e duan. Unë pas lindjes…

Kam lindur më 12 maj dhe të them të drejtën, mendoja do dal e shëndoshë, nuk e dija si do më dukej vetja. Se pas shtatzënisë, ke ato problemet e para që të duket vetja më ndryshe. Kur je shtatzënë, thua jam shtatzënë, më pas është pak problem. Kisha pak problem për kamerat, për anën televizive, por e mora me sportivitet.

‘E mora unë në fakt. Duke qenë se aktiviteti është shumë i madh me dasmat në sezon dhe normalisht nevojitej diçka, i thashë Mariolës do bëjmë si do bëjmë do i japësh forca. Unë dola me dy projekte të miat, kurse Mariola nuk kishte dale” – tha Jurgeni, i cili ka qenë mbështetës në çdo projekt të së motrës.

Share With:
Translate »
90 Views