Cili është sekreti që fëmija t`ju tregojë gjithçka?

Një nga problemet më të mëdha është komunikimi, sidomos ai prind-fëmijë. Prindërit e gjejnë gjithmonë e më shumë të vështirë të flasin me fëmijët dhe të mësojnë detaje nga jeta e tyre jashtë shtëpisë. Si ta kuptosh që fëmija bullizohet, që ka filluar të bjerë në dashuri, që nuk po shkon mirë me mësim? Duke folur me të. Nuk të tregon? Ja ç`këshillon Lira Gjika.

“Flisni me fëmijën tuaj, duke i treguar dhe jo duke e pyetur. Nëse vërtet doni, që fëmija t’ju tregojë, tregojini ju të parët. Fëmija nuk e ka të lehtë të flasë, apo të tregojë. Fëmija është pikërisht, duke zhvilluar të folurën, të mësuarit e kuptimit të çdo fjale dhe njëkohësisht edhe të menduarit kur, ku dhe si ta përdorë fjalën. I gjithë ky proces kërkon shumë energji, kurajo dhe vullnet. Ndërveprimi me të rriturin është domosdoshmëri. Duke filluar i rrituri ti tregojë i lehtëson fëmijës ankthin që sëbashku me harresën ja vështirësojnë këtë proces kaq të ndërlikuar të të folurit dhe të menduarit. E folura dhe mendimi, nxitin, zhvillojnë dhe plotësojnë njëratjetrën, por pa dialogun i rritur i parritur, nuk zhvillohet në më të mirën e mundëshme. Kjo marëdhënie ose e siguron dhe e nxit të “ecë” përpara fëmijën, ose e pengon dhe e ngatërron nëpërmjet mekanizmave të harresës pasigurisë, dyshimit dhe frikës. Të rritur, kujtoni veten kur duhet të shpjegoni një situatë të vështirë, kështu është fëmija në çdo çast që ju e pyesni”, shkruan Lira Gjika.

Share With:
Translate »
280 Views