“Më përdhunuan 19-vjeçe, mbeta shtatzënë dhe më lanë në rrugë”, Lady Gaga trondit me rrëfimin

Lady Gaga është një nga emrat më të përfolur të botës së muzikës në mbarë botën dhe çdo gjë që ka lidhje me të ka interes të madh. Në daljet publike, ajo befason me dukjen e saj dhe jo vetëm.

Së fundmi, ajo i ka tronditur të gjithë teksa ka deklaruar një ngjarje të vështirë në lidhje me jetën e saj perosnale.

Në një bisedë me Oprah Winefry, e ftuar në “The Me You Can’t See”, këngëtarja ka rrëfyer se është dhunuar seksualisht në moshën 19-vjeçare nga një producent dhe ka mbetur shtatzënë. Më tej, ai e ka braktisur dhe e ka lënë në rrugë.

Isha 19 vjeç dhe po hidhja hapat e parë në industri kur një producent më tha ‘hiq rrobat. Pasi refuzova dhe u largova ai më kërcënoi duke më thënë se do t’i vinte flakën të gjithë karrierës time. Fillimisht, ndjeva dhimbje totale, pastaj u mpiva. Isha e sëmurë për javë dhe javë të tëra, pastaj kuptova se ishte e njëjta dhimbje që ndjeva kur personi që më përdhunoi më la shtatzënë në një cep jashtë shtëpisë së prindërve të mi. Kisha probleme të rënda psikologjike të cilat morën së paku 2 vite e gjysmë për t’u rikuperuar dhe për disa vite nuk isha e njëjta vajzë si më parë”, rrëfeu ajo.

Share With:
Translate »
69 Views