Çiljeta bëhet nostalgjike, ndan momente nga fëmijëria!
Flori dhe Çiljeta janë bërë nostalgjik dhe janë kthyer shumë vite pas në kujtime. Teksa kujtojnë kohët e fëmijërisë, ata kanë treguar eksperiencat e tyre dhe kanë rrëfyer se si shkonin në plazh me bukë me vete.
Pjesë e rrëfimit të tyre ka qenë edhe udhëtimi me tren. Çiljeta tregon se të gjithë si pallat bëheshin gati për të shkuar në plazh, dhe shkonin një orë para në tren për të zënë vendet. Edhe Flori, mes nostalgjisë ka treguar eksperiencat e tij të fëmijërisë, për të cilat thotë se i mungojnë shumë.
Këto biseda, dyshja i ka konsumuar teksa qëndrojnë në dhomën e ndenjes me Buçkon dhe Ditean, të cilët si brez më i ri nuk i kanë arritur këto kohë, dhe kanë dëgjuar me mjaft kuriozitet rrëfimet e këngëtares dhe aktorit.