Princ Harry ‘e ka të pamundur’ të dërgojë fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka një arsye për këtë

Princ Harry e ka të pamundur t’i sjellë fëmijët Archie dhe Lilibet në Mbretërinë e Bashkuar pa aprovimin e gruas së tij Meghan Markle, sipas ekspertit mbretëror.

Duka dhe Dukesha e Sussex u tërhoqën nga jeta mbretërore në vitin 2020 dhe tani janë vendosur në Montecito, Kaliforni dhe duket se nuk ka gjasa që ata të kthehen në jetën e tyre të mëparshme. Gjithashtu, mendohet se Meghan nuk është shumë entuziaste për të vizituar MB, ndryshe nga bashkëshorti Harry, i cili ka udhëtuar shpeshherë që kur u tërhoqën nga detyrat mbretërore katër vjet më parë.

Richard Fitzwilliams, komentatori mbretëror, ka thënë se është e pamundur që të ndodhë një bashkim familjar që përfshin anëtarët më të rinj të familjes Sussex. Sepse Duka nuk ka gjasa t’i sjellë në MB pa shoqërinë e gruas së tij.

Ai shpjegoi: Është në dorën e Meghan. Harry dëshiron të tregojë se është familjar i përkushtuar dhe i vendos ata mbi çdo gjë tjetër. Nëse Meghan nuk do që të vijë, nuk do të detyrohej kurrë. Do të ishte jashtëzakonisht e pamundur që Harry të vinte me fëmijët pa Meghan.

Komentet vijuan pasi u zbulua se Princ Harry do të vizitojë MB muajin e ardhshëm për të festuar 10 vjetorin e ‘Invictus Games’ në maj dhe ka të ngjarë që Meghan të mos e shoqërojë atë. Meghan është rikthyer në Britaninë e Madhe që kur dyshja u tërhoqën nga detyrat e tyre mbretërore në vitin 2020, vetëm për raste të rralla si funerali i Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 2022. Megjithatë, ajo nuk shkoi për kurorëzimin e mbretit Charles III vitin e kaluar, ku mori pjesë Harry, i vetëm.

Ka mundësi që hezitimi i Dukeshës për të vizituar MB lidhet me shqetësimin e sigurisë. Kjo vjen pas betejës ligjore të Princit Harry me Zyrën e Brendshme dhe RAVEC, pas heqjes së sigurisë pas tërheqjes nga titulli mbretëror. Ai shprehu shqetësim për sigurinë e tij, gruas dhe dy fëmijëve. Ai argumentoi se siguria shtetërore duhet të sigurohet për shkak të kërcënimeve dhe rreziqeve me të cilat përballen.

Share With:
Translate »
22 Views