Ç’janë Sindroma e Aspergerit dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv: Me çfarë përballet në të vërtetë aktivistja Greta Thunberg
Kemi lexuar artikuj mbi sindromën e Aspergerit dhe çrregullimin obsesiv-kompulsiv. Mirëpo ende nuk e kuptojmë se çfarë sëmundjesh vërtet janë ato.
Nxënësja suedeze Greta Thunberg është bërë e njohur në botë për shkak të luftës së saj kundër ndryshimit të klimës dhe temperaturave më të ulëta në Tokë. Ajo është bërë subjekt debati në mbarë botën pas fjalimit që mbajti në OKB, ku akuzoi brezat e rritur se nuk kanë bërë asgjë për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre, sepse kanë shkatërruar planetin.
Janë gjithnjë e më dhumë të rinjtë nga e gjithë bota, që po ndjekin shembullin e saj, e cila është bërë simbol ndërkombëtar në betejën kundër ndryshimeve klimatike.
Greta, pas viteve të depresionit, çrregullimeve të ngrënies dhe sulmeve të ankthit, përfundimisht u diagnostikua me Sindromën e Asperger dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD).
Përveç kësaj, ajo vuan nga mutizmi selektiv, një çrregullim i shoqëruar me ankth të rëndë që e ndalon një person të flasë me këdo që ndodhet jashtë familjes së afërt.
Mësoni çfarë janë këto sëmundje, si manifestohen, cilat janë karakteristikat klinike dhe trajtimi i tyre.
Sindroma e Aspergerit: Identifikojeni me kohë!
Sindroma e Aspergerit është çrregullim zhvillimor, karakteristika e së cilës është paaftësia e kuptimit si funksion shoqëria. Njerëzve me sindromën e Aspergerit u mungon kuptimi, procesimi dhe përshkrimi i emocioneve vetjake dhe i emocioneve të huaja, aftësia e kujdesit të bashkuar dhe mundësia që të jenë plotësisht të vetëdijshëm për rrethanat të cilat i rrethojnë në ndonjë moment.
Fëmijët me sindromën e Aspergerit përgjithësisht nuk kanë pengesa në të folur dhe në zhvillimin kognitiv dhe pikërisht për këtë shkak ndonjëherë duhet një kohë e gjatë që përgjithësisht të dyshohet që fëmija ka ndonjë problem zhvillimor. Megjithatë, shpesh shfaqet ngathtësi motorike dhe përdorim atipik i të folurit.
Studiuesit në fushën e mjekësisë janë të pasigurt nëse kjo është një formë e lehtë e autizmit apo një çrregullim më vete. Deri më sot askush s’e di çfarë e shkakton sindromën e Aspergerit. Sidoqoftë, ajo nuk vjen nga mosplotësimi i nevojave emocionale dhe as nga mënyra si është rritur fëmija.
Karakteristikat e sindromës së Aspergerit janë:
⦁ mungesa e veçorive sociale dhe shoqërore,
⦁ mungesa e komunikimit joverbal,
⦁ ngathtësia motorike dhe lëvizje të paharmonizuara,
⦁ modelet përsëritëse të sjelljeve,
⦁ egocentrizmi dhe egoizmi,
⦁ veçantitë e të folurit dhe e gjuhës,
⦁ shprehjet e vogla të fytyrës pos pikëllimit dhe hidhërimit,
⦁ memoria e shkëlqyeshme,
⦁ kreativiteti,
⦁ preokupimi me vetveten dhe me botën e vet.
Fëmijët e moshës parashkollore kanë lojë të varfër simbolike dhe lojë rolesh (gjë që është mënyrë se si fëmijët i mësojnë shkathtësitë sociale).
Në kopsht, ata fëmijë me siguri pjesën më të madhe të kohës do të luajnë vetëm apo do të përpiqen të përfshijnë ndonjë fëmijë tjetër në lojën e tyre.
Mirëpo, fillimi i lojës së përbashkët mund t’u paraqesë problem të madh, ndërkaq ajo mund të ndikojë në mënyrë të ndryshme në dinamikën grupore, si edhe në sjelljen e të rriturve ndaj tyre (prindërit, edukatorët, mësuesit, gjyshja, gjyshi, tezja…) për shkak të mosplotësimit të pritjeve që fëmijët të munden vetë të mësojnë të luajnë dhe të lidhen me fëmijët e tjerë.
Për shkak të mosdijes, por edhe padurimit, në mënyrë të pavetëdijshme të mësojnë fëmijën që diçka me të nuk është në rregull, gjë që për pasojë mund të ketë zhvillim të vetëbesimit të ulët dhe pasqyrë të keqe për veten.
Natyrisht, kështu edhe më shumë vështirësohet zhvillimi i fëmijës, sepse jo vetëm që ka shkathtësi më të dobëta sociale për shkak të çrregullimit zhvillimor, por ai tani edhe dënohet për shkak të zvogëlimit të aftësive të veta natyrore që t’i zotërojë si fëmijët e tjerë.
Dallimi midis autizmit dhe sindromës së Aspergerit kryesisht është në funksionimin intelektual dhe zhvillimin e të folurit. Në të vërtetë, fëmijët me çrregullimet e Aspergerit kanë nivel më të lartë të funksionimit intelektual.
Edhe në këtë çrregullim ekzistojnë dëmtime cilësore të zhvillimit të raporteve sociale, vonesë në zhvillimin gjuhësor-të folur dhe sjellje stereotipe, në interesim dhe aktivitet.