Çmenduri, 7-vjeçari i jep makinës me shpejtësi 120 km/h
Një djalë i vogël rreth 7 vjeç është bërë viral në rrjete sociale pasi shfaqet duke drejtuar një makinë me shpejtësinë prej 120km/h.
Në videon e publikuar duket si ai i jep automjetit si i rritur, si dhe parakalon një kamion me shpejtësi. Dy persona të rritur që janë me ty dyshohet të jenë prindërit e tij, të cilët dëgjohen duke qeshur.
Pamjet janë filmuar në një autostradë në luginën Sibiu në Rumani.