Ç’ndodhi që e detyroi të arrinte në këtë pikë? Besi bën veprimin e papritur ndaj Xhensilës

Ka apo nuk ka krizë në marrëdhënien e tyre? Kjo pyetje duket se nuk po merr një përgjigje përfundimtare në rastin e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut.

Ky i fundit nuk e ndjek partneren e tij në Instagram, ndërsa ajo po dhe ky detaj ka bërë që të vërshojnë thashethemet lart e poshtë në rrjetet sociale.

Pse papritur Besi ndaloi së ndjekuri këngëtaren? Për momentin kjo pyetje mbetet pa përgjigje, ndonëse nuk besojmë se do të vonojë dhe do t’i dalë tymi edhe kësaj gjëje.

Sakaq kujtojmë që kohët e fundit Xhensila është përfolur për një shtatzëni të dytë, mirëpo vetë ajo “me vepra”, në këtë rast foto nga palestra është kujdesur t’i hedhë poshtë këto dyshime.

Besi dhe Xhensila janë prindër të një vajze të quajtur Ajka.

Share With:
Translate »
68 Views