Covid-19 uli lindshmërinë/ UNFPA: 34% e femrave vendosën të mos mbeten shtatzënë gjatë pandemisë!

Pasiguria për të ardhmen, frika e infektimit me virusin SARS-CoV2 dhe mutacionet e reja të tij, humbja e vendit të punës, ulja e të ardhurave në familje si dhe niveli i lartë i stresit gjatë karantinës dhanë efektet e tyre në uljen e lindshmërisë në nivel global. Në ditën botërore të popullësisë, UNFPA referuar gjetjeve të raportit demografikë për lindshmërinë evidenton trendin global të normës së lindjeve që po shkon drejt niveleve më të ulta në dekadat e fundit. 34% e femrave nga mosha 18-44 vjeç në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur përmes pyetësorëve online se po vonojnë shtatzëninë e tyre, duan të kenë një fëmijë ose kanë vendosur të mos kenë fëmijë për shkak të pasigurisë gjatë pandemisë.

Përsa i takon Europës, që nga vitet 1990, Bullgaria dhe Letonia kanë humbur ¼ e popullsisë së tyre. Të dhënat të cilat evidentojnë për herë të parë në këtë trend uljeje. Vendet që kanë patur më tepër impakt nga pandemia duke refektuar në uljen e lindjeve janë ato të Europës Jugore si Belgjika, Franca, Estonia, Hungaria.

Ndërsa vendet që nuk kanë patur patur këtë impakt nga Covid19 dhe kanë ruajtur trendin e tyre të mëparshme të lindshmërisë janë vendet nordike si dhe Hollanda, Sllovenia dhe Çekia.

Covid-19 uli lindshmërinë/ UNFPA: 34% e femrave vendosën të

Ndërsa shtetet që kanë luhatjet më të mëdha drejt vendimit për të mos u bërë prindër janë: Rumania, vendet baltike, vendet e Evropës Lindore.

Në ditën botërore të popullësisë, Alanna Armitage në cilësinë e Drejtueses së Zyrës Rajonale të UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, përcolli mesazhin se është koha të mos shqetësohemi për numrat. Dr. Armitage, për të nxitur optimizmin duke besuar se vendet do t’i kthehen normalitetit, shkruan në komentin e saj se është e rëndësishme ndërtimi i një vendi ku njerëzit duan të qëndrojnë, të jetojnë dhe të krijojnë familje.
“Ne nuk e dimë nëse nivelet e lindjeve do të rikthehen pas pandemisë. Historikisht, krizat e mëdha kanë çuar në rënie të niveleve të lindshmërisë, por, përgjithësisht, janë pasuar nga një rritje. Të dhënat e mbledhura nga Tomas Sobotka, një demograf ekspert, tregojnë se nivelet e lindjeve në Evropë janë vërtet me shenja të rritjes në muajt e fundit. Nëse vazhdon apo jo kjo prirje do të varet nga sa i qëndrueshëm do të jetë ndikimi social dhe ekonomik i pandemisë”- shkruan Alanna Armitage(UNFPA, Europa Lindore, Azia Qendrore.

Por në këtë kohë të vështirë në të gjithë botën, drejtuesja e UNFPA e vë theksin tek politikat e nevojshme që duhet të ndërmarrin shtetet respektive pasi fertiliteti i ulët është një fenomen tashmë që duhet të pranohet nga të gjithë.

“Sidoqoftë, përqendrimi tek norma e lindjeve humb thelbin kryesor. Në vend që të shqetësohemi për ngritjet dhe uljet e numrit të popullsisë, është koha të pranojmë se fertiliteti i ulët ka shumë të ngjarë të qëndrojë kështu. Dhe është koha të pranojmë atë që duhet bërë për të përgatitur ekonomitë dhe shoqëritë tona për këtë të ardhme demografike të pashmangshme”-shkruan Alanna Armitage.

Por të dhenat mbi fertilitetin, për UNFPA, nuk do të thotë që njerëzit do të bëhen më të varfër. Prosperiteti për frymë mund të rritet ndërsa fuqia punëtore bëhet më e vogël, pagat ka të ngjarë të rriten dhe automatizimi në rritje ngre produktivitetin. Popullsitë më të vogla në numër janë gjithashtu të mira për planetin, pasi më pak njerëz do të thotë më pak konsum, më pak presion mbi burimet e pakta dhe më pak ndotje.

Por ulja e lindshmërisë në këtë kohë pandemie do të reflektohet dukshëm në vitet dhe dekadat e ardhshme pasi vendet do të shkojnë drejt plakjes dhe shpopullimit. Pra numri i vdekjeve do të jetë më i lartë se numri i lindjeve dhe skemat sociale shtetërore do të vihen vazhdimisht në sfida nëse do të përballojnë kërkesat e të moshuarve.
“Kalimi nga rritja e popullsisë në uljen e popullsisë është sfiduese, siç po e dëshmojnë shumë vende, veçanërisht ato në Evropën Lindore. Shoqëritë po mplaken me shpejtësi, ka më pak njerëz në moshë pune për të siguruar një numër gjithnjë në rritje të të moshuarve dhe zonat rurale po përballen me shpopullim, ndërsa njerëzit lëvizin drejt qyteteve më të mëdha ose jashtë vendit për të gjetur mundësi më të mira. Sistemet sociale po vihen nën presion dhe është e kushtueshme të mirëmbahet infrastruktura dhe shërbimet në rajone më pak të populluara” thekson drejtuesja e UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.
Por situata në këtë analizë të thelluar demografike nuk duhet të shihet vetëm në pesimizmin e së ardhmes së mundshme. Karantina dhe puna nga shtëpia ridimesionuan jo vetëm jetën tonë por edhe ofrimin e shërbimeve nga bizneset si nevojë për të mbijetuar në treg. Shumica e shërbimeve ofrohen tashmë vetëm online dhe kjo bëri që shumë të rinjë të zhvillojnë aftësinë e tyre krijuese përmes teknologjisë. Në këtë drejtim Drejtorja e Zyrës Rajonale të UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore shprehet se: “Këto sfida janë të menaxhueshme. Jo vetëm kaq, ato hapin mundësi për risi që mund t’i katapultojnë vendet drejt një të ardhme më të zhvilluar. Vende si Kluzh në Rumani apo Beogradi në Serbi po shfaqen si qendra kryesore për industrinë e teknologjisë, duke tërhequr talente nga brenda vendit dhe nga jashtë. Në të gjithë Evropën Lindore, emigrantët janë kthyer në shtëpi për shkak të pandemisë, duke sjellë me vete aftësi, njohuri dhe kontakte të vlefshme. Qeveritë po eksperimentojnë me mënyra të ndryshme për të shfrytëzuar kontributin kryesor që të moshuarit mund të japin dhe për t’i integruar më mirë në ekonomi dhe shoqëri; për të hapur tregjet e punës dhe jetën publike më gjerësisht – ndaj grave, pakicave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara – duke përdorur burime të deritanishme të nën-shfrytëzuara”.

Në UNFPA, Fondi i Popullsisë i Kombeve të Bashkuara kupton rëndësinë e ndryshimeve demografike në formësimin e së ardhmes së vendeve. UNFPA mbështet vendet në forcimin e rezistencës së tyre demografike dhe në shfrytëzimin më të mirë të mundësive që kanë.

Dr.Armitage sugjeron se sa më shpejt të pranohet që zgjidhja e problemeve demografike të Evropës nuk qëndron në rritjen e nivelit të lindjeve, aq më shpejt do të jemi në gjendje të përqendrohemi në atë që ka vërtet rëndësi për adresimin e krizës së perceptuar të popullsisë në kontinent: aftësia jonë për të ndërtuar vende ku njerëzit duan të qëndrojnë, të jetojnë dhe të krijojnë familje.

Share With:
Translate »
148 Views