Cristiano Ronaldo emocionon vajzën që përdor karrigen me rrota

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest emocionues vetëm disa minuta para se të fillonte ndeshja me Rusinë.

Kur po hynte në stadium, kapiteni i skuadrës së Portugalisë ishte i shoqëruar me një vajzë të vogël që kishte pësuar një dëmtim dhe ishte e ulur në karrige me rrota.

Pasi kënduan himnin, ai puthi vogëlushen në ballë dhe i dhuroi një bluze të skuadrës së tij. Gjatë gjithë momentit, ajo ishte e lumtur dhe e shijoi të gjithë situatën.

Kjo mund të jetë dita më e lumtur e vajzës së vogël, të cilën do ta mbajë mend gjithë jetën.

Share With:
Translate »
674 Views