Dafina Zeqiri e ka gjetur që tani bashkëshortin e vajzës së saj dhe qenka djali i reperit shqiptar

Dafina Zeqiri është mjaft e bindur që në të ardhmen do të bëhet nënë e një vajze dhe aq e bindur është, saqë i ka gjetur edhe bashkëshortin asaj.

Këngëtarja e famshme nga Kosova ka zgjedhur për dhëndër djalin e mikut të saj të ngushtë  Lumi B, të cilin do ta ketë edhe krushk në të ardhmen.

Zeqiri që është shumë e afërt me familjen e Lumit, dhe përmes një fotoje ka uruar Blinin djalin e tij në 6-vjetorin e lindjes, duke i thënë se do t’ia japë vajzën për nuse.

“Urime ditëlindjen për burrin e ardhshëm të vajzës sime. Blini boy, të duam”, ka shkruar Dafina, duke e uruar Blinin.

Dhe që thoni ju, Blini, edhe pse 6 vjeç ka profilin e tij në Instagram dhe ka mbi 4 mijë ndjekës.

Epo shpresojmë t’i plotësohet dëshira Dafinës sepse Blini B qenka një YLL!

Share With:
Translate »
904 Views