Dakota flet për fëmijët e Chris Martin: I dua ata sikur jeta ime të varej prej tyre

idhja mes Dakota Johnson-it dhe Chris Martin-it po ecën shumë mirë dhe aktorja kalon shumë mirë edhe me fëmijët e tij, Apple, 19 vjeç dhe Moses, 17 vjeç. Detajet e jetës së saj si njerkë, sigurisht jo e keqe, na i ka zbuluar vetë aktorja, gjatë një interviste për ‘Bustle’. “I dua këta fëmijë sikur jeta ime të varej prej tyre, me gjithë zemër.”

Një dashuri e lehtësuar edhe nga marrëdhënia e krijuar me Gwyneth Paltrow, ish-in e Martinit dhe nënë e dy djemve. “Ne jemi mikesha shumë të mirë, unë e dua shumë atë,” tha Gwyneth nëntorin e kaluar në një takim me fansat në Instagram, “Ajo është një person i bukur dhe i mrekullueshëm”.

Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin kanë arritur të gjejnë një ekuilibër të përsosur në rolin e tyre si prindër. “Ai ka këtë shpirt të ëmbël dhe fëminor, më pëlqen që thotë “Le të shkojmë të zhytemi në oqean” ose “Le të shkojmë në këtë dyqan të çuditshëm kitarash”Ai gjithmonë dëshiron aventura me ta“, tregoi Paltrow disa muaj më parë. Ndër cilësitë e ish-bashkëshortit, padyshim që ka edhe ëmbëlsinë e tij, e cila reflektohet në mënyrën e të qenit baba: “thuajse ka ardhur dhe ka spërkatur pluhur zanash”.

Pas ndarjes nga këngëtari i Coldplay, Paltrow u lidh me Brad Falchuk, bashkëshortin e saj që nga viti 2018, në të njëjtin vit që Johnson filloi të takohej me Martinin. Jashtëzakonisht private, dihet pak ose aspak për jetën e tyre, ata nuk janë parë asnjëherë bashkë as në tapetin e kuq dhe bëjnë një jetë familjare larg vëmendjes. A është ky sekreti i vërtetë?

Share With:
Translate »
46 Views