“Uaaa, ç’më thua”, momenti kur Amos Zaharia mëson “live” për sherrin mes Elias dhe Princ Lekës

Amos Zaharia, vëllai i Elia Zaharisë ka reaguar për lajmin e sherrit mes Princ Lekës, motrës dhe babait të tij.
Përmes një postimi në Instastory Amos e përshkruan veç me një fjalë gjithë këtë ngjarje.

“Trishtim!”, shkruan Amos.

Media televizive dhe online u pushtuan sot nga lajmet për familjen mbretërore të Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.

Princ Leka akuzoi se është sulmuar fizikisht nga ish-gruaja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Në dëshminë e tij, Princ Leka tregon se e gjithë përplasja ka nisur me ofendime dhe më pas i është afruar duke e qëlluar. Nga ana tjetër babë e bijë thonë se janë ata viktima të dhunës. Në një video Elia sulmon Lekën, duke i thënë se ai ka vetëm 4 klasë shkollë dhe se për shkollimin e tij, ai ka gënjyer.

Sherri mes Princit dhe Elia Zaharisë është xhiruar dhe transmetuar në rrjetet sociale, të disa mediave. Akuza dhe dhune fizike në një video, të cilën DritareTv zgjodhi të mos e publikojë./

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTSH (@rtshqiptar)

Share With:
Translate »
67 Views