Dalin fotografitë e para si nuse të vajzës së Veton Surroit

Vajza e publicistit të njohur, Veton Surroit, Rea Surroi ka kurorëzuar lidhjen disavjeçare përmes një dasmë madhështore në hotelin Emerald.

Rea, e cila është edhe producente televizive, është martuar me afaristin nga Prishtina, Lum Hoxha.

Tashmë nëpër rrjetet sociale kanë rrjedhur edhe fotografitë e para prej natës më të veçantë të çiftit, ku për atmosferën të cilëve është kujdesur Shkelzen Jetishi.

Ndërkohë, edhe publicisti ka zgjedhur që përmes llogarisë personale të uroj të bijën për këtë ditë të veçantë.

“Rea dhe unë. Sot është dita e saj e madhe, e imja. Vajza e kësaj fotografie bëhet nuse. Unë jam ai që druaj kur i bën hapat e parë, nuk e fsheh lotin e lumturisë kur shoh në sytë e saj gëzimin se mund të ecën, kthimin e kokës prapa për të parë se jam ende aty, duke ia përcjellë ecjen, hap pas hapi. Sot ,ajo nuk ka nevojë ta kthejë kokën prapa për siguri. Druajtjen sot e mund gëzimi. Gëzimi është i njëjtë, gëzimi i hapave të saj përpara”, ka shkruar Surrroi, i cili njëherësh ka ndarë edhe një fotografi të veçantë të tij dhe Reas nga e kaluara.

Para martesës me aktoren Blerta Syla, Surroi ka qenë i martuar me Afërdita Devajan, me të cilën ka dy vajza, Rean dhe Zojën.

Share With:
Translate »
1264 Views