Dalin pamjet, Einxhel organizon festën e Baby Shower, kush ishin banorët që ftoi nga “BB VIP”

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz pritet që bëhen prindër shumë shpejt. Ata do të bekohen me një djalë dhe tashmë po shijojnë momentin më të lumtur të jetës.

Së fundmi, moderatorja ka mbledhur shoqërinë e saj për të festuar Babyshowrin e saj. Ajo ka organizuar një super festë me tullumbace, zbukurime dhe detaje tepër të bukura. E veshur me një fustan bojëqielli, Einxheli ka ftuar motrën e Dagz, disa ish-banore të “Big Brother Albania”, si Antonela Berisha, Monika Lubonja dhe Sarah Berisha, apo moderatorja Aulona Musta.

Kujtojmë që çifti shumë i dashur për publikun, u njohën në shtëpinë e famshme, ku nisën historinë e dashurisë, e cila tani ka arritur kulmin e lumturisë.

Share With:
Translate »
117 Views