Xhevdet Ferri do bënte sot 62 vjeç, dedikimi emocionues i së bijës: “Do ishim duke bërë debatin e datëlindjes”

Po bëhen rreth 3 vite nga vdekja e aktorit Xhevdet Feri. Sot aktori i shquar e mirënjohur do të festonte ditëlindjen e tij të 62.

Këtë na e kujtoi e bija, që herë pas here shpreh publikisht mallin për të atin dhe ndan kujtimet speciale që ruan prej tij

Bora tregon se si ka shtyr udhëtimin në ditëlindjen e 50 të babit të saj dhe se si aktori nuk ishte aspak entuziast për ditën e tij të lindjes.

Postimi i Borës:

Unë: Babo e shtyva udhëtimin që të jem këtu në datë 26!

Ti: Po ik o Bora bëj planet e tua. I fryn burri 50 e kusur vjeç qirinjve!!

“Nuk e di pse e kishe aq zët ditën e lindjes tënde. Unë e doja shumë sepse shënjonte një vit të kaluar bashkë. Sot, do kishim bërë të njëjtin debat si më sipër.

Do kë kishe thënë: Burri 62 vjeç…. Do doja shumë të ma kishe thënë babo, shkruan Bora Ferri.

Share With:
Translate »
68 Views