Dalin PAMJET/ Momentet e FUNDIT të Almës dhe 3 fëmijëve, përshëndesin me dorë kushërinjtë e tyre!
Kanë dalë për herë të parë pamjet filmike, të Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve të saj të mitur, përpara se të mbyteshin në lumin Buna.
Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, që janë siguruar nga gazetari Elton Qyno, Alma shihet duke dalë nga kafja ku ishte me 3 fëmijët e saj dhe kunatën, për t’u drejtuar më pas drejt Urës së Bunës.
Në video shihet një qetësi e frikshme nga Alma, e cila pasi përshëndetet me kunatën, kap për dore djalin e vogël, vajzën dhe nga pas e ndjek fëmija i tretë, vajza e madhe.
Çfarë kanë fiksuar kamerat
Siç shihet dhe në pamjet filmike Alma Arrazi del nga ambientet e një lokali që ndodhet tek Hyrja e Parkut të Biçikletave. Ora shënon 20:10 dhe Alma është në shoqërinë e tre fëmijëve të saj dhe kunatës, e cila ndodhet edhe ajo me një fëmijë të mitur.
Alma përshëndetet me kunatën, kap për dore djalin e vogël, vajzën dhe nga pas e ndjek fëmija i tretë, vajza e madhe.
Ndërsa kunata e Almës, për një moment qëndron në mes të shëtitores se biçikletave, flet me dikë në telefon duke shkruar dhe më pas kap vajzën për dore dhe largohet në drejtim të kundërt, duke dalë nga rrezja e monitorimit të kamerave.
Ndërsa në videon e dytë, rreth orës 20:21 Alma Arrazi shfaqet në trotuar së bashku me fëmijët e saj, rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër.
Ky besohet se është moment që Alma Arrazi ka parë bashkëshortin e saj në makinë me të dashurën e tij.
Pikërisht kur ka shkuar mbi urrën e Bunës, Alma Arrazi, ka marë tre fëmijët e saj dhe i ka hedhur në lumin Buna dhe më pas është hedhur vetë.
Për këtë ngjarje të rëndë policia dhe prokuroria e Tiranës kanë arrestuar bashkëshortin e Alma Arrazit, shtetasin Erdgys Arrazi, i cili është mbyllur në burg për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes” dhe “Dhunës në familje”.