Pse Khloé Kardashian u tremb se i vëllai mund të ishte babai i djalit të saj?!

Kur Khloé Kardashian më në fund zbuloi fytyrën e djalit të saj Tatum në ditëlindjen e tij të parë korrikun e kaluar, fansat u tronditën nga fakti se sa shumë ai dukej si vëllai i saj më i vogël, Rob Kardashian.

Khloé mirëpriti në jetë Tatum me ish-in e saj Tristan Thompson, por është e pamohueshme që gjenet e familjes së saj dominojnë tek djali i vogël. Në fakt, Khloé dhe familja e saj shpesh komentojnë për ngjashmërinë e Tatum me dajën e tij Rob në reality show-n e familjes së tyre ‘The Kardashians’ dhe në rrjetet sociale.

Por Khloé ndoshta shkoi pak larg kur e diskutoi këtë temë gjatë një paraqitjeje të fundit në podcastin SHE MAD, ku tha se djali i saj i ngjante aq shumë vëllait të saj sa kishte frikë se mjekët përdorën aksidentalisht spermën e tij në vend të Tristanit.

Në rast se nuk e dinit, Tatum lindi nëpërmjet një surrogate, që do të thotë se mjekët krijuan një embrion duke përdorur vezën e Khloé-s dhe spermën e Tristanit përpara se ta implantonin atë në mitrën e nënës surrogate nëpërmjet IVF.

Duke diskutuar për Tatum në podcast, Khloé tha: “Djali im duket si vëllai im dhe vëllai im është një nga njerëzit e mi të preferuar.  Dhe për shkak se ai lindi me nënë surrogate unë thashë: “Rob, a e ke dhuruar ndonjëherë spermën diku? Unë e detyrova Tristan të bënte tre teste ADN-je për Tatum; ai u ndje i ofenduar. Dhe unë i thoja: “Por ai nuk duket si ti!”

Kur u paraqit me idenë se ajo mund të kishte një fëmijë me vëllain e saj, Khloé u përgjigj: “Me këtë familje, nuk do të më befasonte – por do të ishte kaq e neveritshme”.

 

Share With:
Translate »
45 Views