Dalina Buzi: Paratë, udhëtimet, festat do rikthehen, por prindërit jo!

Situata në vend është stresuese, për shkak të pandemisë. Dikush vuan për shkak të punës, apo planeve që kishte bërë për këtë vit, që virusi i ndryshoi. Dalina Buzi, drejtuesja e Anabel.al, ka shpërndarë së fundmi një mesazh në rrjetet sociale, ku shkruan se këtë vit më shumë se çdo problem tjetër, vëmendjen tonë duhet ta ketë shëndeti.

“Unë nuk dua ta humb mamanë time, e cila sapo mbushi 66-vjeç. Por as nuk dua ta shoh pafund të izoluar, prej popullatës së papërgjegjshme pa maska, konfuzionit të vendimeve të qeverisë dhe njerëzve që protestojnë pro-grumbullimeve. Kam qenë unë vetë që nuk e merrja seriozisht Covidin, dhe izolimi më dukej i tepruar. Por tani e shoh me sytë e mirë se çfarë virusi i pabesë është ky. Izolimi është stresues për të gjithë, por unë më mirë të kem këto probleme, se sa mos të kem mamin”.

Do të kthehen të gjitha, vijon postimin ajo. Ekonomia do ringrihet, festat do rinisin, udhëtimet po ashtu, por prindërit e gjyshërit jo. Ata s’na i kthen njeri.

Dalina Buzi: Paratë, udhëtimet, festat do rikthehen, por

“Jam e pandjeshme ndaj çdo halli tjetër këtë vit, që mendon se është më i rëndësishëm se sa shëndeti. Sepse nuk ka. Dhe le ta kuptojmë sa më shpejt, që të shpëtojmë veten dhe të dashurit tanë”, shkruan Buzi.

Share With:
Translate »
402 Views