Dallëndyshet të bëjnë ç’të duan, pranverën na e solli vajza e Jonida Shehut

Dita e sotme me diell na kujtoi se pranverës i duhen edhe pak ditë për të ardhur. Dallëndyshet nuk janë dukur gjëkundi megjithatë lulet kanë nisur të mbushin pemët dhe lëndinat.

Mes luleve të para të kësaj pranvere ka gëzuar bashkë me të bijën edhe Jonida Shehu. Moderatorja e njohur e ekranit, sot ka postuar një foto të ëmbël të bukuroshes Kristal, e cila po u gëzohet luledeleve të para të stinës: “Erdhi pranvera më në fund, me lule shumë” – shkruan Jonida pas kësaj fotoje të ëmbël të vogëlushes, e cila po sheh me kureshtje një luledele të këputur.

Fotoja është shoqëruar me dhjetëra komente. Kristal, si një lule mes luleve, i ka bërë të gjithë për vete. Lajmëtarja më e mirë e stinës.

Erdhi pranvera me ne fund,me lule shume 🌼🌼🌼

A post shared by Jonida (@jonida.shehu) on

Pranvera do lule shumë, por nëse është Kristal, lulet janë shumë dhe të mjaftueshme.

Share With:
Translate »
1148 Views