Dashuri motrash…, dedikimi i Sarës për Lorin do t’ju përlotë
Dashuria e motrës për motrën është e pafund. Të gjitha ato vajza që kanë motra e dinë, se një ndër vendet më të sigurta në botë, ku njeriu gjen paqe dhe dashuri, është pranë motrës.
Kështu në fakt ndihen edhe Sara me Lori pranë njëra-tjetrës. Trashëgimtaret e Top Channel, në çdo moment tregojnë dashuri dhe përkushtim për familjen. Në momentet më të bukura, por edhe më të vështira që jeta iu sjell, motrat Hoxha janë bashkë.
Sot vajza e madhe e familjes së famshme shqiptare feston ditëlindjen e saj të 24-të. Lori me siguri ka marrë shumë urime nga njerëzit e saj më të dashur, por si ai që Sara sapo i ka bërë në profilin e saj në Instagram, vështirë se ia ka bërë dikush tjetër.
Me një foto mjaft të bukur nga momenti që London ka ardhur në jetë, Sara ka uruar teze Lorin me një urim vërtet prekës.
“Është zyrtarisht dita e saj. Mund t’ia thoja asaj urimet e mia, por do të doja që bota ta dinte sa shumë rëndësi ka ajo për ne. Për 22 vitet e jetës sime, ajo ka qenë forca ime, dhe vendi ku unë shkoja për gjithçka. Ne kemi qenë bashkë në çdo ulje dhe ngritje që jeta na ka sjellë në rrugën tonë, por kjo e ka bërë lidhjen tonë të rritet çdo vit. Në ditëlindjen tënde të 24-të, ti je gruaja më e fortë që unë njoh, dhe personi më i dhënë pas familjes. Të dua shumë, dhe të uroj që çdo vit i jetës tëndë të jetë më i mirë se ai qe ke lënë pas. Ne të gjithë jemi krenarë për ty. P.S Ti duhet të presësh një foto të Londonit sot me një shkrim gëzuar ditëlindjen teze, por me siguri ai nuk ‘do t’ia dijë’ për ditën tënde”,-ky është urimi i Sarës për Lorin.