La karrierën muzikore për to, njihuni me bashkëshortin dhe të birin e Kaltrina Selimit
E mbani mend Kaltrina Selimin? Këngëtarja shqiptare për një kohë shumë të gjatë ka qenë mjaft aktive me projektet e saj muzikore, por pas martesës ajo hoqi dorë nga muzika. Kaltrina zgjodhi t’i dedikohej totalisht familjes, duke e lënë në plan të dytë karrierën si një këngëtare.
Ajo jeton aktualisht në Angli me bashkëshortin Driton Shtublla. Ndonëse ka disa vite që është martuar, këngëtarja nga Kosova ishte treguar shumë e rezervuar, duke mos postuar foto me partnerin e saj.
E megjithatë falë dasmës së moderatorit Labi, ne u njohëm me djalin që i kishte rrëmbyer zemrës Kaltrinës. Bukuroshja postoi si rrallë herë foto me bashkëshortin e saj, Dritonin.
Kaltrina, duhet të postosh më shumë foto të tilla, pasi me të vërtetë jeni një çift shumë i bukur.