“Dashuria fillon nga stomaku”….dhe këta fëmijë e dinë mjaft mirë!

Prej një jave ka nisur në ekranin e TVSH-së spektakli i gatimit “MasterChef Albania Junior”, i cili vjen në sezonin e tij të parë me konkurrentë fëmijët.

Talentet e vegjël të përzgjedhur nga mosha 8 deri në 14 vjeç kanë qenë një befasi e vërtetë për publikun sa i përket aftësisë së tyre në kuzhinë.

E bukura e këtij spektakli të vërtetë gatimi nuk ka nisur ende.

Të martën e datës 3 prill do të përcaktohen dhe fëmijët e tjerë, të cilët do të formojnë 16-tëshen e konkurrentëve zyrtarë duke i lënë vendin kështu shtimit të emocioneve dhe pjatave më të sofistikuara të ardhura nga duart e fëmijëve.

Ndonëse audicionet për këtë sezon kanë përfunduar , kërkesat e fëmijëve të tjerë për të qenë pjesë e “MasterChef Albania Junior” vijojnë të jenë të shumta duke shtuar kështu suksesin e këtij formati dhe patente që vjen për herë të parë në ekranet shqiptare.

Kujtojmë që kjo është patenta e parë ndërkombëtare e blerë nga një televizion publik në Ballkan dhe padyshim që është një sukses i vërtetë. A mbetet ende për t’u zbuluar dhe për t’u parë? Patjetër që ky rrugëtim plot surpriza dhe emocione i “MCH Albania Junior” sapo ka nisur.

“MasterChef Albania Junior” dhe pjatat plot fantazi të talenteve të vegjël në gatim do t’iu shoqërojnë për 12 javë rresht çdo të martë në 20:35 në RTSH./Gazeta Express/

Share With:
Translate »
865 Views