Dashuria më e madhe e Borës nuk largohet asnjëherë dhe mbrëmjen e mbyllin kështu bashkë

Shplodhjen e ditës, Bora e gjen vetëm tek Arbori dhe s’ka se si të jetë ndryshe. Darkat i përkasin djalit që me vëmendjen maksimale është gati të dëgjojë përrallat e treguara nga mami.

Bora ka ndarë disa video duke i lexuar Arborit librin për fëmijë e duket se mes krahësh ka gjetur edhe pushimin më të ëmbël teksa të dy qeshin dhe marrin energji nga njëri-tjetri.

 

Në postime të ndryshme Bora ka theksuar se i biri mbetet gjithmonë gjëja më e shtrenjtë në jetën e saj, e pavarësisht se çfarë ndodh me anën private, moderatorja e ka pranë gjithmonë djalin që nuk ia thyen zemrën asnjëherë.

Share With:
Translate »
152 Views