Dasma mbaroi, tashmë rikthim në realitet

XTë shtunën e javës që lamë pas, 19 maj 2018, ajo ishte në vëmendjen e botës teksa ishte ulur në një nga ulëset e kishës St.George në Kështjellën Windsor dhe shikonte vajzën e saj të vetme të martohet me princin Harry.

Por këtë të premte, nëna e Meghan Markle, Doria Ragland u duk se rrëshqiti në rutinën normale të saj të L.A, ndërsa mori qenin e saj dhe doli për një shëtitje.

Me ekzaltimin dhe kaosin e dasmës të hedhur pas krahëve, zonja Ragland dukej e qetë në lagjen e saj teksa binin në sy ngjyrat e  ndezura me të cila ishte veshur.

Me syze të zeza, triko ngjyrë qumështi, pantallona të kuqe,një shall të kuq në kokë dhe atlete, Doria Ragland duket se tashmë gjendej e çliruar nga rregullat dhe ndihej zot në territorin e saj.

Znj. Ragland ishte e vetmja nga të afërmit e aktores që u pa në dasmën mbretërore.

Ajo e shoqëroi dukeshën në makinë drejt kishës, më pas mes lotëve u bë dëshmitare e betimit të dashurisë së Meghan dhe Harry, ku ata i thanë “PO” njëri-tjetrit.

Share With:
Translate »
727 Views