David Beckham brenda kutisë me mushkonja për fushatë kundër malaries, çdo dy minuta vdes një fëmijë

Ish-futbollisti i njohur David Beckham ka bërë thirrje për një veprim të guximshëm kundër kërcënimit të malaries. Ish-kapiteni i futbollit anglez thotë se është e papranueshme fakti që 1 fëmijë vdes nga sëmundja çdo dy minuta.

Për të nxjerrë në pah rreziqet për të rinjtë, 42-vjeçari qëndroi në një kuti qelqi të rrethuar nga mushkonja.

Disa lloje të insekteve janë bartës të parazitit që shkakton sëmundjen tropikale dhe mund të infektojnë njerëzit kur kafshohen.

Kjo video ka ardhur si pjesë e fushatës ‘Malaria Must Die – So Millions Can Live’.

Share With:
Translate »
612 Views